MAGAZINË /

Temperatura -2 gradë celcius në disa qytete të vendit, si pritet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 20 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Temperatura -2 gradë celcius në disa qytete të vendit, si pritet

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të shënohen në Bajram Curri, Peshkopi dhe Korçë me -2 gradë celcius, ndërsa ato maksimale në Berat dhe Elbasan me 17 gradë celcius.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Valëzimi në det do jetë i forcës 1 ballë. Versus.al

Poll