Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.
Temperaturat maksimale prej 43 gradë celcius, pritet të shënohen në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.
Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al







