MAGAZINË /

Temperatura të larta në këto qarqe, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 26 maj.

Shkruar nga Versus

Temperatura të larta në këto qarqe, si parashikohet të

Dita e hënë pritet të jetë me mot të qëndrueshëm e të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësira të pakta deri në mesatare parashikohen në veri përgjatë relieveve kodrinore dhe malore.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi 8m/s në bregdet, ndërsa në lugina hera herës pritet të arrijë në 8-16m/s.

Valëzimi në det parashikohet deri në 3 ballë. Temperaturat më të ulëta shënohen në Peshkopi me 7 gradë celcius dhe ato më të lartat në Elbasan dhe Berat me nga 25 gradë celcius. Versus.al

Poll