Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.
Në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojnë temperaturat deri në 41 gradë, ndërsa në Berat, Elbasan e Gjirokastër pritet të shënohen temperatura deri në 40 gradë.
Era me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. Versus.al







