MAGAZINË /

‘Tentuan të më vrasin, më shpëtoi...’, Elsa Lila rrëfen momentin më të vështirë në burg

'Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë.'

Shkruar nga Versus

‘Tentuan të më vrasin, më shpëtoi...’, Elsa Lila

Elsa Lila në një rrëfim në emisionin Shqip të Rudina Xhungës ka rrëfyer dhe një episod në burg, gjatë kohës që ishte e arrestuar me akuzën e përfshirjes në një grup që të tregtonte drogë. Lila tha se ka pasur një tentativë për ta vrarë, por se ndihma e një vajze tjetër shqiptareje ka bërë të mundur shpëtimin e saj:

Elsa Lila: Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd jashtë. Nuk përmend dot emrat as të klanit që ishte aty brenda që mua më mbrojti...

Rudina Xhunga: Por ishte një klan që ty të thirri dhe të tha...?

Elsa Lila: Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më tha akses dhe mbrojtje.

Rudina Xhunga: Sepse nëse nuk ke mbrojtje mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty . Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda. Më mbushën me forcë, me kurajo dhe le të themi edhe që nuk kam pasur një jetë të thjeshtë. Nuk vij nga një jetë përrallash. Kam pasur një jetë jashtë të zakonshmes./ Versus.al

Poll