Edhe mediat italiane i kanë kushtuar vëmëndje gjatë së shtunës pranisë së shtuar të shqiptarëve në Dortmund.
Ansa, e cilëson “një pushtim i kuq’ në Dortmund vetëm pak orë para ndeshjes së parë të Azzurrëve të Spallettit kundër Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani.
Edhe pse ka ende një ndeshje për t'u luajtur, tifozët shqiptarë shumë të gjallë dhe shumë të zhurmshëm po mbushin rrugët e qytetit gjerman që të çojnë në stadiumin e Borussia.
Përveç tifozëve të veshur me uniformat e skuadres të kuqe të Kombëtares së Shqiponjave, të shumta janë makinat që po animojnë pasditen e kësaj të shtune në qendër të Dortmundit me bori, muzikë të lartë dhe shalle, flamuj të të gjitha përmasave të Shqipërisë.
Një festë e plotë që i sheh tifozët italianë në një pakicë të qartë dhe që u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve me sarkazëm: "ata po bëjnë festë tani, duket sikur kanë fituar tashmë, por sonte - bën shaka Antonio nga Brindizi, që prej vitesh punon në Gjermani - shpresojmë t'i kthejmë në festën."








