
Legjenda e Italisë, Roberto Baggio ka përjetuar një mbrëmje tmerri dje teksa shihte ndeshjen Spanjë-itali. Ish-fituesi i Topit të Artë është rrahur dhe grabitur në vilën e tij në Altavilla Vicentina gjatë ndeshjes së italianëve përballë spanjollëve.
Grabitja ndodhi rreth orës 22;00 kur një bandë prej 5 personash të armatosur hynë në shtëpinë e ish-lojtarit për ta grabitur. Ky i fundit u përpoq t’i ndalonte por njëri prej grabitësve e goditi atë në ballë me tytën e armës duke i shkaktuar plagë. Më pas ai dhe familjarët e tij u mbyllën në një dhomë.
Grabitësit e kthyen vilën përmbys duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para. Kur ata janë larguar nga banesa, ish-futbollisti ka thyer derën dhe më pas ka lajmëruar policinë për ngjarjen e rëndë. Versus.al







