MAGAZINË /

U acarua me tifozët pas thirrjeve rac*ste, trajneri nuk e fut në ndeshje Zhegrovën

Shkruar nga Versus

U acarua me tifozët pas thirrjeve rac*ste, trajneri nuk e fut në

Mbrëmjen e djeshme Juventusi arriti të merrte vetëm një barazim me rezultatin 1-1 përballë Fiorentinës. Ndërsa sulmuesi shqiptar, Edon Zhegrova nuk u aktivizua as edhe një minutë.

Sipas mediave italiane shkak për këtë mosaktivizim është bërë incidenti i ndodhur mes Zhegrovës dhe tifozëve të Fiorentinës gjatë kohës që futbollisti bënte nxemjen. Pas thirrjeve raciste ndaj tij Zhegrova u acarua dhe u kthye drejt tifozëve duke kërkuar të përballet me ta.

Kjo gjë nuk i pëlqeu trajnerit të Juventusit, Luçiano Spaleti i cili e qortoi Zhegrovën dhe nuk e aktivizoi në ndeshje.

Tifozët e Fiorentinës përdorën fyerje me përmbajtje raciste, duke sulmuar edhe sulmuesin serb të Juventusit, Dusan Vlahovic, çka shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes dy herë. Pas përfundimit të takimit, Spalletti bëri një thirrje për vendosmëri ndaj fenomeneve raciste në futbollin italian, duke theksuar nevojën për të ndaluar çdo formë diskriminimi në stadiume dhe për të mbrojtur lojtarët. Versus.al

Poll