
Princ Leka dhe partnerja e tij aktuale, fotografja Blerta Celibashi nuk fshihen më nga syri i publikut duke bërë dalje të shpeshta së bashku.
Së fundmi ata janë parë në një dyqan, por kësaj here duke bërë blerje në sektorin e fëmijëve.
Kjo gjë ngriti dyshimet se çifti ishin në pritje të një fëmije, por më vonë u bë me dije se në fakt ata po blinin një dhuratë për ditëlindje.
Kujtojmë se së fundmi princ Leka është divorcuar nga Elia Zaharia me të cilën ka edhe një vajzë.
Procesi u shoqërua me shumë mosmarrëveshje mes ish-çiftit për shkak të kushteve të kontratës paramartesore që ata kishin firmosur.
Menjëherë pas finalizimit ai vazhdoi i lirë romancën e tij me Blerta Celibashin.

/ Versus.al








