MAGAZINË /

U eleminuan nga Big Brother Vip, çifti Briseida dhe Jori u bëjnë thirrje shqiptarëve: Mos harxhoni lekët kot me vota

Në një deklaratë pas përfundimit të programit, ata theksuan se realiteti i asaj që ndodhte brenda dhe jashtë ekraneve ishte krejtësisht ndryshe.

Shkruar nga Versus

U eleminuan nga Big Brother Vip, çifti Briseida dhe Jori u

Briseida dhe Jori, të cilët morën pjesë në një spektakël të njohur realiteti, shprehen të zhgënjyer nga përvoja e tyre dhe mënyra se si funksionon procesi i votimit në Big Brother Vip. Në një deklaratë pas përfundimit të programit, ata theksuan se realiteti i asaj që ndodhte brenda dhe jashtë ekraneve ishte krejtësisht ndryshe.

Të dy, Briseida dhe Jori, theksuan se procesi i votimit nuk varej nga votat e publikut. Ato u bënë thirrje shqiptarje të mos votojnë, pasi në fund të çdo televotimi shpëton apo eleminohet ai që produksioni dëshiron.

“Jemi të gëzuar që shkuam. Me pak fjalë nuk kishte lidhje realiteti me çfarë shihje në TV. Është një turp i madh sepse nuk ishin votat e publikut që vendosnin. Pra mos votoni, mos harxhoni lekët kot. Është kshu hajde fli gjumë, kur të thërret produksioni të mëson çfarë do thuash, dil aty çfarë do produksioni dhe kaq fitove.

Shumë padrejtësira, pa fund megjithatë populli është shumë i zgjuar, e kupton jam e sigurt edhe ne donim ta kishim këtë eksperiencë ja arritëm”,  u shprehën Briseida dhe Jori në videon e publikuar në kanalet e tyre të komunikimit. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags:

bbva

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: