
Shqipëria u mposht me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Euro 2024” kundër Italisë. Kuqezinjtë shënuan golin më të shpejtë në histori të evropianëve, vetëm pas 23 sekondash lojë.
Por rezultati u përmbys brenda pak minutave me dy gola të shënuar nga Bastoni dhe Barela. Goli i këtij të fundit, ngjalli tepër pakënaqësi tek tifozët dhe opinion sportive që më së shumti fajësuan mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj. Në momentin kur Barela gjuajti topin, Hysaj përkulet për të mos e goditur në kokë, gjë që bëri që topi të përfundonte në rrjetë.
Kjo solli kritika të shumta ndaj futbollistit shkodran, i cili ka marrë vendimin e papritur për mbylljen e çdo rrjeti social. Versus.al








