Mbrëmë Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 2-1 nga Italia në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të “Euro 2024”.
Pavarësisht stadiumit të mbushur me rreth 50 mijë tifozë shqiptarë, kuqezinjtë nuk arritën të barazonin me Italinë pavarësisht se patën raste në fund të ndeshjes.
Italianët përmbysën rezultatin brenda 10 minutave dhe që prej atij momenti dominuan ndeshjen. Mirëpo, tifozëve nuk u ka kaluar pa vërejtur goli i dytë që pësoi kombëtarja ku shihet teksa Elseid Hysaj ul kokën për të mos u goditur nga topi.
Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet dhe tashmë tifozët në rrjetet sociale po kryqëzojnë Hysajn në rastin e golit të barazimit.








