Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri i saj është bërë kryefjalë në portale. Mes raportimeve për një urdhërarrest ndërkombëtar, i cili thuhet se lidhet me mosrespektimin e një vendimi gjyqësor, modelja ka zgjedhur të dërgojë një mesazh të qetë e pa tension.
Pavarësisht situatës që duket të jetë serioze pasi ndaj saj është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar, modelja shfaqet krejt e qetë me një këngë të Rihanës në sfond.
“E di çdo tekst këngësh të Rihannës fjalë për fjalë,” – shkruan Arbenita teksa e shoqëron me një emoji duke qeshur. Versus.al







