MAGAZINË /

 U nominua nga Brikena, flet për herë të parë Mateo: Ishte shumë zhgënjyese

Shkruar nga Versus

 U nominua nga Brikena, flet për herë të parë Mateo:

Vendimi i Brikenës shkaktoi pakënaqësi dhe reagime mes banorëve dhe riktheu tensionet brenda shtëpisë.

Brikena kishte mundësinë të zgjidhte mes dy banoreve të vetme në rrezik, Inës dhe Stelinës. Ajo i surprizoi të gjithë duke futur në televotim edhe Mateon, një zgjedhje që u interpretua si një sinjal i qartë se mes saj dhe Mateos nuk ekziston më asnjë lidhje apo aleancë e veçantë.

Ky veprim nuk kaloi pa pasoja brenda shtëpisë, duke ndezur diskutime, dyshime dhe përçarje mes banorëve, të cilët tashmë po rishikojnë raportet dhe strategjitë e tyre. Vendimi i Brikenës u pa nga disa si një lëvizje e fortë strategjike, ndërsa nga të tjerë si një tradhti e hapur.

Pas nominimit, reagimi më i fortë erdhi nga vetë Mateo, i cili në dhomën e rrëfimit u shfaq dukshëm i zhgënjyer dhe emocional. “Nuk e prisja. Për mua ishte shumë zhgënjyese,” u shpreh ai. Mateo theksoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten jashtë këtij nominimi, e aq më pak të nominuar pikërisht nga Brikena.

Ai iu referua edhe një shprehjeje që vetë Brikena përdor shpesh: “Ti më jep një çokollatë, unë të jap dhjetë.” Sipas Mateos, realiteti rezultoi krejt ndryshe. “Unë hyra duke i dhënë një çokollatë dhe mbrapsht mora një thikë,” tha ai, duke shtuar se u mërzit shumë, pasi nuk e kishte pritur këtë vendim dhe i kishte ardhur realisht keq.

Poll