MAGAZINË /

Vrenozi shqetëson ndjekësit, publikon FOTON e këmbës së dëmtuar pas rrëzimit në skenë

Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë një foto ku shihet këmba e lënduar, me gërvishtje dhe shenja të dukshme plagësh, duke zbuluar se është dëmtuar gjatë performancës në skenë.

Shkruar nga Versus
Vrenozi shqetëson ndjekësit, publikon FOTON e këmbës së
Ilir Vrenozi

Ilir Vrenozi, i njohur për humorin dhe videot virale në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësim te ndjekësit e tij pas një incidenti të ndodhur gjatë daljes së fundit publike.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë një foto ku shihet këmba e lënduar, me gërvishtje dhe shenja të dukshme plagësh, duke zbuluar se është dëmtuar gjatë rrëzimit në skenë.

Besnik stilit të tij ironik, Vrenozi e ka komentuar ngjarjen me humor, duke e lidhur incidentin me “syrin e keq”.

“Më morën mësysh, copë u bëra në skenë”, ka shkruar ai, shoqëruar me një emoji zemërimi, ndërsa postimi ka marrë reagime të shumta nga fansat që i kanë uruar shërim të shpejtë./ Versus.al

Vrenozi shqetëson ndjekësit, publikon FOTON e këmbës së

 

Poll