
Reperi, Rigels Rajku i njohur me emrin e artit “Noizy” ka qenë së fundmi në qendër të kritikave lidhur me një koncert të mbajtur në parkun e madh të Liqenit Artificial.
Sipas mediave, si “shpërblim” nga PS për kontributin në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, për koncertin e Noizyt u shpyllëzua një sipërfaqe e madhe gjelbërimi.
Lidhur me këto akuza, ka reaguar edhe vetë Noizy, dy ditë pas mbajtjes së koncertit. Nëpërmjet disa fotove të publikuara, reperi pretendon se akuzat për “shpyllëzim” janë të pabaza dhe se eventi është organizuar në një sipërfaqe më të vogël nga sa pretendohet.
Ai nuk ngurron as të ironizojë deklaratat duke publikuar foto të shpyllëzimeve në shtete të ndryshme, për t’u “tallur” me deklaratat edhe të opozitës. Versus.al







