
Këngëtari Robert Berisha i ftuar në "Andale" i është rikthyer sërish raportit me këngëtaren Tuna Sejdiu, të cilën e ka pasur kunatë.
I pyetur nëse ka ndonjë shpresë që të përmirësohet marrëdhënia e tyre, për artistin kjo siç shihet nuk do të ndodhë ndonjëherë. Ai rrëfeu se Tuna nuk ishte sjellë mirë me nënën e tij, që ka ndërruar tashmë jetë nga kanceri.
"Unë edhe kur kanë qenë bashkë ata e kam vendosur atë punë. Nuk kam dashur marrëdhënie fare, e ka stilin e jetës të vet edhe sjelljet e saj do të thotë, të vazhdon kudo por jo me nënën time, me nënën që e kam pasur me kancer edhe sjelljet e saj nuk kanë qenë të mira, e kam treguar në disa intervista", u shpreh ai.
Më tej shtoi: "Ka qenë bashkë me vëllanë, tani që nuk janë bashkë vetëm i dëshiroj suksese jetë të gjatë suksese asaj dhe fëmijëve të saj, nuk kisha dashur kurrë të dëgjoj diçka të keqe për të por unë kam dhënë shenjë në anë të majtë ti jepi në të majtë. Nuk ka ndikuar në marrëdhënien me vëllanë". Versus.al

