Ndeshja e Ligës së Kampionëve e zhvilluar të martën, mes Pafos FC dhe Kairat Almaty, përfundoi në një barazim pa gola 0-0, por fillimi i saj ishte i frustrueshëm për skuadrën qipriote.
Vetëm 4 minuta pas fillimit të takimit, sulmuesi i Pafos FC, Joao Correia, u përjashtua me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në fushë.
Situata u bë edhe më e vështirë duke marrë parasysh faktin se Correia kishte udhëtuar mbi 15 orë për të mbërritur në Kazakistan, për t’u përballur me këtë përvojë të papritur dhe të hidhur.
Përjashtimi ndodhi në minutat e hershme të ndeshjes, kur Joao Correia tentoi me shumë zell të fitonte topin në fazat e para të lojës.
Ai përfundoi duke ndërprerë topin me këmbën lart ndaj Luis Matës, një veprim që gjyqtari e vlerësoi si të rrezikshëm dhe e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq.
Ky episod i bëri fillimin e ndeshjes jashtëzakonisht të vështirë për Pafos FC, duke e detyruar skuadrën të luante gjithë ndeshjen me një lojtar më pak. Por pavarësisht kësaj, skuadra qipriote arriti të mbronte portën dhe nuk pësoi gol. Versus.al






