Lenny Kravitz së fundmi ka mbushur 60 vjeç dhe ende konsiderohet si një nga meshkujt më seksi në botë, një ikonë e muzikës rock me një sharm që me kalimin e kohës ka magjepsur femrat e kalibrit të Nicole Kidman dhe Madonna. Megjithatë prej vitesh muzikanti amerikan nuk është në një lidhje. Në fakt, Kravitz zbuloi për The Guardian se ai ka qenë "i dëlirë dhe beqar për nëntë vjet".
Kravitz pranoi se pas divorcit nga aktorja Lisa Bonet me të cilën ka një vajzë Zoe (ndarje e shkaktuar nga tradhtia e tij me Madonën) ai ishte bërë një "kurvar".
Kështu ai vendosi të ndërmerrte një “udhëtim shpirtëror” që nuk përfshin histori të rastit: “Unë jam duke pritur për shpirtin tim binjak”, sqaroi ai. Zgjedhja erdhi duke reflektuar në faktin se ai ndihej i ngjashëm me të atin, producentin Sy Kravitz, i cili e kishte tradhtuar vazhdimisht nënën e rokstarit, aktoren Roxie Roker, për t'u kënaqur me aventura të herëpashershme. Kështu Leny e kuptoi se nuk donte të përsëriste gabimet e të atit dhe megjithëse nuk ishte e lehtë, në fund mbizotëroi vendimi: “U deshën vite disipline për të siguruar që dëshirat e mia të mos më mundnin mua”, tha ai.
Historitë e Lanny Kravitz
Pas divorcit të tij nga Lisa Bonet (në 1993), Lenny Kravitz u lidh me disa gra. Në 1991 ai u takua me Kylie Minogue, pastaj Vanessa Paradis, në 1998 ai pati një flirt të shkurtër me Natalie Imbruglia.
Më pas erdhi Nicole Kidman e cila, e sapo dalë nga martesa me Tom Cruise, u përfshi në një histori me rokerin amerikan midis korrikut 2003 dhe janarit 2004. Më vonë në jetën e saj ishin Marisa Tomei, Michelle Rodriguez, Kate Moss dhe Adriana Lima (ndër 2002 dhe 2003) . Së fundmi me të u përfol edhe emri i Mariah Carey, shoqes së tij të përjetshme, një thashethem që tashmë mohohet nga deklaratat e reja të Kravitz se ka 9 vjet pa bërë seks, duke pritur dashurinë e jetës.








