
Boksierja algjeriane Imane Khelif ka bërë reagimin e saj të parë pas marrjes së medaljes, për sa i përket diskutimeve të ashpra për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike.
Në turneun olimpik ka shkaktuar furtunë reagimesh për vendimin e IOC-së për t'i dhënë asaj dritën jeshile për të vazhduar garën, pas të gjitha aludimeve për gjininë e saj.
Përfaqësuesja e Italisë, Angela Carini u tërhoq pas 46 sekondave nga lufta dhe me Khelif duke u shprehur se ishte grushti më i rëndë që kishte marrë.
Pas kësaj deklarate Khelif u bë temë diskutimi në rrjetet sociale.
Një informacion masiv i rremë u perhap në rrjet duke thënë se ajo është transgjinore, gjë që detyroi Komitetin Olimpik të lëshojë disa deklarata për të adresuar këtë çështje.
Babai i Khelif, Omar, ishte detyruar të dilte në mbrojtje të vajzës së tij, duke konfirmuar me anë të një postimi se ajo ka lindur femër.
Khelif ishte ndaluar që të boksonte nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit, pasi organi qeverisës kishte thënë se ajo dhe Lin Yu-ting e Tajvanit, kanë dështuar në testin e gjinisë dhe kanë kromozome XY.
Pas vërshimit të emocioneve, Khelif dha një përgjigje të thjeshtë por efektive për mediat.
Ajo ka thënë “Unë jam një grua”, duke iu kundërpërgjigjur direkt kritikave që ka marr gjatë ditëve të fundit./ Versus.al







