MAGAZINË /

“Ushtronte dhunë fizike dhe ekonomike”, këngëtarja flet për divorcin nga biznesmeni shqiptar

Drenusha Latifi tha se e kishte kuptuar se e vetmja zgjidhje për të ishte të bëhej e pavarur ekonomikisht nga ish-bashkëshorti i saj biznesmen.

Shkruar nga Versus
“Ushtronte dhunë fizike dhe ekonomike”, këngëtarja
Drenusha Latifi dhe ish-bashkëshorti i saj

Këngëtarja Drenusha Latifi ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga bashkëshorti i saj me të cilin kishte 10 vite martesë. Sipas këngëtares, divorci ishte zgjidhja e vetme për të dhe fëmijët e saj.

Në emisionin “Shqipëria Live”, këngëtarja u shpreh se arsyet kryesore pse ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, ishin dhuna fizike që ai kishte ushtruar ndaj saj dhe përpjekja për t’i marrë paratë që fitonin nga bizneset që kishin së bashku ose siç e quan këngëtarja “dhuna ekonomike”.

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: Ti para disa kohësh i ke dhënë fund martesës gati 10 vjeçare mos gaboj.

Drenusha Latifi: Po u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë.

Erjona Rusi: Mund të të pyes se cilat janë aryset e divorcit?

Drenusha Latifi: Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shume realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i përlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kërkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë.  Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi takuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psiqike etj, m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij.

Erjona Rusi: Çfarë nënkupton dhe dhunën ekonomike?

Drenusha Latifi: Dhuna ekonomike është kur partneri të kërkon të marrësh një kredi ose ti e ke një biznes me partnerin tënd dhe ai mundohet të ti marrë lekët dhe duke mos të lënë të kesh kontroll ndaj atyre lekëve. Nëse do investoheshin në familje, nuk besoj se ndonjë grua të kishte kundërshtime. Unë mendoj që konflikti vjen kur këto para dalin jashtë familjes, pavarësisht ku shkojnë, në bixhoz, alkool, droga apo gjëra të tij personale.

Poll