Vajza 'sekrete' e legjendarit të muzikës rock, Freddie Mercury, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një formë të rrallë kanceri të shtyllës kurrizore, njoftoi familja e saj.
Sipas një raporti ekskluziv të Daily Mail, këngëtari i njohur i Queen e kishte quajtur vajzën e tij me nofkën “Bibi” dhe thuhet se kishte shkruar disa këngë të grupit, përfshirë “Bijou” dhe “Don’t Try So Hard”, të frymëzuara nga ajo.
Autorja Leslie-Ann Jones zbuloi ekzistencën e saj në librin “Love, Freddie”, i botuar verën e kaluar, duke treguar se Mercury e konsideronte “thesarin e tij” dhe “batrakun e tij të vogël”.
Burri i Bibi-t, Thomas, tha se ajo vdiq pa dhimbje pas një beteje të gjatë me kancerin dhe la pas dy djem, në moshën 9 dhe 7 vjeç.
“Bibi tani është pranë babait të saj të dashur dhe të kujdesshëm në botën e mendimeve. Hiri i saj u shpërnda mbi Alpet,” tha ai.
Sipas Jones, Freddie e kishte mbajtur të fshehtë lindjen e vajzës së tij për shumë vite.
Bibi e ndiqte të atin në koncertet e tij dhe studionte turne-t me një glob që i kishte dhuruar ai.
Librin bazuar në 17 vëllime ditarësh që i dorëzoi vetë Freddie vajzës së tij para se të ndahej nga jeta në 1991 nga AIDS.
Leslie-Ann Jones përshkroi Bibi-n si një grua me mision: “Edhe gjatë sëmundjes së rëndë katërvjeçare, ajo vendosi të zbulojë të vërtetën dhe të sfidojë rremujat e historisë së Freddie-t, duke e vendosur interesin publik mbi të vetën.”/Versus.al

