MAGAZINË /

Vdekja e Liam Payne, dalin pamjet nga dhoma e shkatërruar dhe tavolina me drogë. Zbardhet biseda me policinë

Sipas medias argjentinase Clarin britaniku, 31 vjeç kishte mbërritur në Buenos Aires si turist dhe për të marrë pjesë në koncertin e ish-shokut të tij të grupit Naill Horan më 2 tetor në Movistar Arena.

Shkruar nga Versus
Vdekja e Liam Payne, dalin pamjet nga dhoma e shkatërruar dhe tavolina me
Pamje nga dhoma ku Liam Payne po qëndronte

Pluhur i bardhë që supozohet të jetë kokainë, letër alumini, ekrani i një televizori të thyer, kjo është pamja në dhomën ku po qëndronte ish-pjestari i grupit One Direction, Liam Payne i cili ndërroi jetë tragjikisht këtë të mërkurë (17 tetor).

Vdekja e Liam Payne, dalin pamjet nga dhoma e shkatërruar dhe tavolina me

Sipas medias argjentinase Clarin britaniku, 31 vjeç kishte mbërritur në Buenos Aires si turist dhe për të marrë pjesë në koncertin e ish-shokut të tij të grupit Naill Horan më 2 tetor në Movistar Arena.

Më shumë mbetje qiri dhe fletë alumini u gjetën në vaskën e suitës ku Payne, po qëndronte.

Vdekja e Liam Payne, dalin pamjet nga dhoma e shkatërruar dhe tavolina me

Payne u gjet i vdekur nga policia në oborrin e brendshëm të hotelit Casa Sur, pasi ra nga kati i tretë i hotelit dhe ishte një telefonatë tek numri 911 që alarmoi policinë argjentinase për praninë e "një burri agresiv që mund të ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit".

"Po telefonoj nga hoteli "Casa Sur" , kemi një mysafir që është i droguar dhe po shkatërron të gjithë dhomën. Ne kemi nevojë për dikë që të vijë," janë fjalët e menaxherit të hotelit në komunikim me një 911. 

Këngëtari dhe kompozitori britanik, emri i vërtetë i të cilit është Liam James Payne, ka lindur më 29 gusht 1993 në Wolverhampton, Mbretëria e Bashkuar.

Ngritja e tij në industrinë e muzikës ndodhi në vitin 2010. Pas pjesëmarrjes në shfaqjen e talenteve X Factor, një nga gjyqtaret e programit, Nicole Scherzinger, i sugjeroi të krijonte një grup. Kjo çoi në formimin e grupit të famshëm One Direction, i përbërë nga Payne, Harry Styles, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.

Në vitin 2011 ata publikuan albumin e tyre të parë në studio "Up All Night". Midis viteve 2012 dhe 2015, Payne dhe grupi i tij publikuan dy CD - "Take Me Home" dhe "Midnight Memories" - krijime muzikore që e pozicionuan grupin anglez si një nga më të njohurit ndërkombëtarisht.

Në vitin 2016 kitaristi filloi një karrierë solo, gjatë së cilës ai prodhoi hite si "Strip That Doën", "Get Loë" dhe "Stack It Up", ndër të tjera. Pas katër vitesh si artist solo, Payne nisi turneun e tij të parë botëror në vitin 2020.

Sëmundjet dhe fobitë

Sipas raporteve në shtypin britanik, suksesi nuk ishte i lehtë për t'u menaxhuar nga Payne: me rritjen e famës së One Direction, Liam zhvilloi çrregullime mendore si agorafobia (ankthi që shkaktohet nga hapësirat në vende të hapura të mbushura me shumë njerëz) ankthi dhe alkoolizmi.

Pas ndarjes nga grupi dhe lindjes së djalit të tij Bear - me këngëtaren britanike Cheryl Tweedy - ai hyri në rehabilitim për të rimarrë kontrollin e jetës së tij./Versus.al

 

 

 

Tags:

laim payne

Poll