
Pak ditë para hapjes së ceremonisë është vendosur një rekord i ri botëror në Lojërat Olimpike në Francë.
Ky rekord u vendos nga Lim Sihyeon, Korea e Jugut, gjatë raundit kualifikues të garave të gjuajtjes me hark.
Lim Sihyeon arriti një paraqitje të bujshme të mërkurën në Paris dhe i dha vetes rekordin e parë botëror të Lojërave Olimpike 2024 me një total prej 694 pikësh (nga 720 të mundshme) pas 72 shigjetave.
Sihyeon theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga bashkatdhetari i saj Kang Chae-young (692).
Por rruga drejt medaljes së artë është ende e gjatë për 21-vjeçaren.
Raundi kualifikues shërben vetëm për shpërndarjen e pjesëmarrësve në tabelën përfundimtare.
Turneu “i vërtetë” do të fillojë më 30 korrik dhe Lim Sihyeon do të ketë gjashtë ndeshje për të fituar titullin Olimpik.
Para kësaj, rekordmenia e re botëror do të garojë në garën ekipore me Korenë e Jugut.
Premier jour et premier record du monde en qualif' ! ????
— Paris 2024 (@Paris2024) July 25, 2024
Sur 720 points possibles, Siheyon Lim en a inscrit 694. ???? #Paris2024 pic.twitter.com/uw17Vi4Hx9







