MAGAZINË /

VIDEO/ 40 vjeçar, por me ambicie të pakufijshme! Ronaldo shpërthen në lot pasi fitoi Ligën e Kombeve

Shkruar nga Versus
VIDEO/ 40 vjeçar, por me ambicie të pakufijshme! Ronaldo
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo fitoi mbrëmë trofeun e dytë të Ligës së Kombeve pasi Portugalia mposhti me penallti Spanjën duke qenë se koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-2.

Me trofeun e shtuar në koleksionin e tij, tashmë Ronaldo ka 34 tituj të fituar gjatë karrierës legjendare që ka patur. Edhe pse në moshën 40 vjeçare, ambicia e tij për të fituar, nuk është shuar.

Këtë e tregon më së miri edhe videoja ku ai shihet tepër i emocionuar pas gjuajtjes së penalltive dhe shpërthen në lot në momentin që skuadra e tij u shpall fituese e Kupës. Versus.al

 

 

Poll