MAGAZINË /

VIDEO / Alba zhduket 20 orë nga BBVK… dhe kthehet sikur s’ka ndodhur asgjë! Misteri “shpërthen” rrjetin

Pas ulërimave që tronditën shtëpinë dhe akuzave ndaj produksionit, konkurrentja rikthehet papritur në kamerë e qetë, e buzëqeshur dhe me një bisedë “rutinë”, ndërsa fansat pyesin: Çfarë ndodhi realisht në dhomën e rrëfimit?

Shkruar nga Versus

VIDEO / Alba zhduket 20 orë nga BBVK… dhe kthehet sikur s’ka

Pas një nate të mbushur me pikëpyetje, teori konspirative dhe një rrjeti në internet që priste përgjigje më shumë se kurrë, Alba Pollozhani është shfaqur sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”.

Po, pas 20 orësh zhdukje totale, ku askush nuk dinte nëse ishte larguar, nëse ishte sëmurë apo nëse thjesht po mendonte jetën e saj, Alba u rikthye papritur… në lavanderi.

Po, po pikërisht aty. Në qetësi absolute. Me një bisedë krejt të zakonshme. Sikur nuk kishte pasur shpërthim. Sikur nuk kishte pasur akuza ndaj produksionit. Sikur ulërimat nuk kishin tronditur gjithë shtëpinë.

VIDEO / Alba zhduket 20 orë nga BBVK… dhe kthehet sikur s’ka

Rikthim më “cinik” se kaq, s’ka.

Rikujtojmë se “zhdukja” nisi pas shpërthimit të saj në Prime, ku ajo akuzoi produksionin për deformim të situatës me Elijonën. Pas debatit, ajo kërkoi ndihmë nga psikologia, e më pas… hapat e saj u "zhdukën" nga ekrani...ju dëgjua vetëm zëri...

Ajo u fut në dhomën e rrëfimit dhe pas pak minutash, ulërimat shpërthyen nëpër korridore. Aq të forta, sa u dëgjuan deri në sallon, duke ngritur alarm tek banorët.

Pastaj: Asgjë. Terr. Heshtje. Shikuesit e rrjeti: zjarr në teori konspiracioni e produksioni.

Dhe sot, me një lëvizje që i ngjan skenarit të një filmi thriller, Alba u shfaq qetësisht duke palosur rroba e duke diskutuar sikur ishte kthyer nga një pushim dyorësh.

Çfarë ndodhi realisht?
A pati debat? Tension? Ndërhyrje?
A ishte një pushim emocional, apo një diskutim i gjatë me produksionin?

Asgjë nuk dihet.
Asgjë nuk thuhet.

Por një gjë është e sigurt: Alba sapo krijoi momentin më misterioz të gjithë sezonit.

Dhe BBVK tashmë ka një “dosje të hapur” që e gjithë Kosova dhe Shqipëria mezi pret ta zbulojë.

Poll