MAGAZINË /

VIDEO / Artistët “i vënë flakën” festës së ditëlindjes së këngëtarit të mirënjohur shqiptar

Këngëtari, njëherësh dhe kompozitori Luan Zhegu ka festuar 75 vjetorin e lindjes rrethuar më miqtë e tij më të mirë artistë, me të cilat ndau dekada në skenë.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Artistët “i vënë flakën” festës

Një festë ku muzika, e biles nga ajo më e mira, ka bërë bashkë kolosët e muzikës së lehtë shqiptare të mbledhur për të festuar 75-vjetorin e këngëtarit e kompozitorit Luan Zhegu. Artisti ka fesuar mes miqve dhe kolegëve me të cilët ka ndarë më vite skenën e festivaleve, edhe këtë ditë të shënuar të jetës së tij. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, shihet sesi artistët e kanë “djegur” festën me këngë nga repertoret e tyre.

Mikrofoni, ka kaluar nga duart e Liljana Kondakçi, tek Bashkim Alibali, Eranda Libohova, Kozma Dushi etj të pranishëm në ditëlindjen jubilare të artistit të madh të skenës shqiptare.

Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore. I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh i Skenës”. Kënga e tij më e fundit, “Mos më gënje” e kënduar nga artistja e mirënjohur Aurela Gaçe, u bë brenda pak kohësh shumë e pëlqyeshme dhe e dashur për publikun.Por Luan Zhegu është kompozitor i dhjetra këngëve të kënduara nga këngëtarët Big të skenës shqiptare në vite. Njëherësh ai ka kënduar përgjatë 5 dekadave të fundit dhe në dhjetra festival këngët e kompozitorëve të tjerë të mirënjohur.

 

Kompozitori dhe fëmijët, Bashkë me fëmijët, A do të vish Alo, Alo...! Kur jemi bashk të dy, Të dua ty.. E doni dashurinë e dhjetra e dhjetra këngë të tjera e kanë lartësuar në panteonin e muzikës së lehtë shqiptare këngëtarin aq të dashur për shqiptarët  

 

Poll