Me publikimin e këngës së saj më të re, “Stani”, Bleona Qereti ka ngritur edhe një herë zërin për të globalizuar muzikën shqiptare në mënyrën më unike të mundshme.
Kjo këngë, një ripërpunim i perlës kulturore shqiptare të shkruar nga Lasgush Poradeci për sopranon Tefta Tashko Koço, tregon vendosmërinë e Bleonës për të përçuar traditën e kombit tonë në skenën ndërkombëtare.
“Stani” duket si një rikthim që e sjell muzikën tonë më afër brezit të ri global.
Videoklipi, frymëzuar nga mitologjia greke dhe Amazonat-gratë luftarake, të pamposhtura dhe krenare -është një vepër arti që pasqyron bukurinë vrastare dhe komandën absolute të një gruaje që sfidon normat e vendosura.








