Pas një rrugëtimi emocionues në Big Brother VIP 4, Danja Koka është bërë një nga emrat më të diskutuara të këtij edicioni.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ajo shpesh ka përmendur partnerin e saj, Redin, me shumë dashuri dhe respekt.
Megjithatë, çifti ka vendosur ta mbajë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes së publikut, duke mos ndarë fotografi të përbashkëta dhe duke ruajtur një profil të ulët në rrjetet sociale.
Por pas përfundimit të spektaklit, situata u ndryshua.
Gjatë festës që u organizua menjëherë pas finales së madhe të BBV, Danja u shfaq për herë të parë publikisht me Redin.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ata shihen duke kërcyer së bashku, duke buzëqeshur dhe duke treguar afërsi, ndërsa fytyra e Redit, që deri tani kishte mbetur një mister për publikun, u zbulua për herë të parë.








