Bernardi, banori i Big Brother VIP 4 ka tërhequr të gjithë vëmendjen me deklaratat e bëra në puntatën e fundit të Prime ku pranoi se është homoseksual.
Së fundmi, banorët e shtëpisë kanë drejtuar pyetje ndaj tij për ta njohur më shumë dhe për të kuptuar më shumë rreth orientimit të tij seksual. Banori rrëfeu më shumë rreth përvojave të tij duke rrëfyer se së pari kishte pasur lidhje me një shkodran.
“Mua më pëlqejnë meshkujt, pikë mbaroi. Unë dua burrë, nuk dua as një burrë si femër as nuk i gjykoj. Flas si Bernard ma bëre pyetjen t’u përgjigja”- ka thënë Bernardi.
Deklarata e bërë prej tij ka ngjallur shumë reagime edhe nga personazhe të tjerë të shoubizit të cilët kanë dalë kundër promovimit të figurave të tilla në televizione. Versus.al








