MAGAZINË /

VIDEO/ Fansat godasin me bluza në fytyrë Dua Lipën, këngëtarja reagon e nervozuar

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Fansat godasin me bluza në fytyrë Dua Lipën,

Mbrëmjen e djeshme u mbyll festivali Sunny Hill, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në rajon që këtë vit mblodhi mijëra fansa në Prishtinë.

Pavarësisht atmosferës festive, rrjetet sociale po ziejnë nga disa pamje që po qarkullojnë me shpejtësi, ku protagonistja është vetë Dua Lipa, organizatorja dhe ylli më i madh i festivalit.

Në video të publikuara gjatë ditës së tretë të festivalit, Dua shihet duke qëndruar pranë fansave, duke marrë bluza për t’i nënshkruar.

 

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mënyra e papërshtatshme me të cilën disa fansa ia kanë hedhur bluzat, duke e goditur në fytyrë në disa raste. Dua duket e irrituar dhe i kthen disa prej bluzave pa i nënshkruar, me një shprehje fytyre që tregon se situata nuk i ka pëlqyer aspak. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al