MAGAZINË /

VIDEO/ Gati për dorëzim më 28 tetor, ja si përgatitet një Top i Artë

Ndërtimi përfundoi "në zemër të Parisit"

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Gati për dorëzim më 28 tetor, ja si përgatitet

Topi i artë për sezonin 2023-24 është gati të gjejë një pronar. Të hënën (28 tetor) një nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar do të pasojë Leonel Messin i cili fitoi Topin e Artë të 8-të vitn e kaluar duke fituar Botërorin e tij të parë me kombëtaren e Argjentinës.

Këtë herë çmimi pritet të kthehet në Evropë pasi dy pretendentë për ta fituar atë janë Vinicius ( Real Madrid, Kombëtarja e Brazilit ) dhe Rodri ( Manchester City).

Të gjithë të nominuarit për Topin e Artë:

Por si krijohet një Top i Artë?

Për të bërë këtë trofe, janë stampuar dy pllaka bronzi, një aliazh bakri dhe zinku (duke i dhënë kështu një shkëlqim të ngjashëm me atë të arit). Në këtë mënyrë mund t'i jepet edhe forma e një hemisfere dhe të krijohet motivi kryesor i kupës: një top futbolli. Më pas, argjendari i bashkon të dyja pjesët së bashku me një pishtar, ndërsa gdhendësi e mbush topin me një material të ngjashëm me dyllin dhe i jep formë shtresave të topit me një daltë dhe çekiç. 

Më në fund, produkti që rezulton lahet me ar, me logon e ‘France Football’ tashmë të gdhendur dhe më pas shënohet emri i fituesit të trofeut të atij viti. /Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: