Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një përplasje të fortë mes Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët u përfshinë në një debat të ashpër që tensionoi atmosferën brenda shtëpisë.
Diskutimi mes tyre nisi me akuza dhe kundërakuza, duke përfshirë edhe ironi e tone të larta, ndërsa secili nga banorët tentonte të mbronte qëndrimin e tij.
Por mes debatit të zjarrtë, një moment i sikletshëm i Gjestit nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat e transmetimit të drejtpërdrejtë. Në një çast ku biseda ishte në kulmin e saj, Gjesti u pa duke hequr atleten nga këmba dhe më pas duke nuhatur çorapen për të kontrolluar nëse kishte erë.
Ky veprim i këngëtarit u kap menjëherë dhe brenda pak minutash filloi të shpërndahej në rrjetin sociale.








