Këngëtari Luiz Ejlli është futur të shtunën në Big Brother VIP Albania 5 për të qëndruar vetëm pak ditë në këtë edicion si një konkurrent i vetëm me Artan Kolën, ndonëse banorët nuk janë në dijeni akoma.
Ndërsa ditën e sotme një zarf që mbërriti në shtëpi u kërkonte banorëve të këndojnë karaoke, Luizi u shfaq i përlotur, pasi në mesin e këngëve ishte dhe një nga hitet e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapit, 'Kush të ndau prej meje'.
Vieë this post on Instagram
Shpati vdiq si pasojë e një sulmi në zemër, në nëntorin e vitit të kaluar teksa ndodhej në Itali me familjen.
Artisti ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë e komuniteti artistik./Versus.al

