
Jozefin Marku dhe Loredana Brati vazhdojnë të trazojnë rrjetin, edhe pse Big Brother VIP Albania ka mbyllur dyert prej disa javësh.
Çifti më i komentuar i këtij edicioni është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një videoje që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në pamjet që janë bërë virale, Jozefini shihet duke performuar në një club nate në Tiranë, kur papritur në skenë ngjitet një vajzë misterioze që e përqafon me shumë afeksion.
Të dy duken shumë të afërt, shkëmbejnë buzëqeshje dhe disa fjalë, mjaftueshëm për të ndezur spekulimet mes fansave: A ishte kjo vajza Loredana?
View this post on Instagram
Ngjashmëria është evidente, të paktën sipas ndjekësve të çiftit, të cilët kanë mbushur komentet me pyetje e hamendësime. Deri tani, as Jozefini dhe as Loredana nuk kanë reaguar për videon, duke shtuar edhe më shumë misterin.
A është kjo një rikthim i papritur mes tyre, apo kemi të bëjmë me një romancë të re? Një gjë është e sigurt – historia mes Jozefinit dhe Loredanës ende nuk ka marrë fund në sytë e publikut./ Versus.al







