Loredana Brati, një nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Albani”, ka tërhequr vëmendjen edhe pas daljes nga shtëpia.
E ftuar në emisionin “E Diell” së bashku me Danjen dhe disa ish-banorë të tjerë, Lori shkaktoi një moment epik që po bën xhiron në TikTok.
Teksa Danja po shpjegonte një situatë, Loredana nuk i përmbajti nervat dhe reagoi në mënyrën e saj karakteristike.
Në një video që po qarkullon në TikTok, Lori dëgjohet duke thënë: “O Danja, mos ia fut kot, më ngrite nervat.”
Teksa Danja nis të qeshë, Lori vazhdon: “Jo sinqerisht e kam.”
Ky moment e dëshmon se Lori, edhe jashtë shtëpisë së BBVA, nuk ka ndërmend të ndalet me qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe plot temperament – një arsye më shumë pse fansat e saj e konsiderojnë një nga figurat më autentike të këtij edicioni.








