Moderatorja Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga sfilata e Elisabetta Franchi Fashion Shoë, ku u shfaq me një look ku mbizotëronte ngjyra e zezë.
Ajo kombinoi një xhaketë lëkure krokodili me një korse të ngushtë dhe pantallona të ngjitura pas trupit, duke e bërë stilin e saj të duket shumë elegant dhe modern.
Megjithatë, një detaj nga postimi i fundit në Instagram tërhoqi vëmendjen e ndjekësve: një grisje e vogël në pantallona në një moment të paparashikuar, të cilën Marina e komentoi vetë duke e cilësuar “për syrin e keq”.
Pavarësisht këtij incidenti të vogël, moderatorja mori komplimente të shumta për elegancën dhe prezencën e saj në eventin prestigjioz të modës.







