‘Dreq ndeshja ishte e inskenuar’ është mendimi i shumë sportdashësve që ndoqën ndeshjen mes Mike Tyson dhe Jake Paul ku me vendim unanim të gjyqtarëve fitues u shpall ky i fundit.
Por natyrshëm, për një luftë të tillë, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Netflix dhe ishte më shumë një produkt televiziv sesa një ngjarje sportive, nuk ishin të paktë ata që argumentuan dhe këmbëngulën se ndeshja e boksit për peshat e rënda, e zhvilluar në Arlington të Teksasit, ishte e tëra e inskenuar.
Nëse do t'i hedhim një sy reagimeve, sidomos në rrjetet sociale, ku teoritë e konspiracionit tentojnë të gjejnë terren pjellor, fituesi ishte i paracaktuar dhe 27-vjeçari Youtuber ishte fatlumi.
Pikërisht ishte legjenda e boksit i cili u dha skenar teorive konspirative, i cili po të kishte dashur, në rastin e parë mund ta hidhte nokaut kundërshtarin.
Madje erdhi një moment që ai madje vendosi të mos grushtonte në rast se Pual çekuilibrohej.
Për ta ilustruar më mirë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë sjellë një video ku Tayson grushtoi me të majtë kundërshtarin tij, duke e detyruar të bënte një hap prapa dhe të shkonte drejt litarëve.
Të gjithë ata që hyjnë në ring e dinë që ky është momenti i tyre...
Pikërisht këtu duhet të sulmojnë, pasi kundërtshtari përballë përpiqet të rikuperohet nga goditja që ka marrë. Dhe këtu po flasim për dikë me përvojë si Mike Tyson, i cili padyshim e dinte se mund të kishte përfituar nga momenti dhe të rrëzonte Jake Paul.E megjithatë në vend që të vazhdonte sulmin, Tyson bëri hapa mbrapa, duke i dhënë hapësirë dhe kohë 27-vjeçarit të rikuperohej dhe të ngrihej sërish në këmbë.
mike still got it in him #TysonPaul
— BERENABAS (@2HNDSUM) November 16, 2024
pic.twitter.com/KmIIJzRZ4A
Versioni zyrtar dikton se 'Fëmija problematik' i fali jetën boksierit të vjetër , i cili i bëri nderin që të mos e poshtëronte, por për fatin e 27-vjeçarit, mësuesi e luajti shumë mirë rolin e tij. Sa i përket Paul, ai do të vazhdojë të organizojë luftime të parafabrikuara për mundjen./ Versus.al
A ringside look at #PaulTyson ???? pic.twitter.com/WZlzvJ7gKX
— Netflix (@netflix) November 16, 2024








