
Atleti paraolimpik Kevin Piette u bë atleti i parë që mbante flakën olimpike me një pajisje robotike ecjeje të njohur si "ekzoskeletoni". Momenti historik është parë më shumë se 11 milionë herë në rrjetet sociale. Mijëra përdorues theksuan se imazhet ishin 'frymëzuese'.
Tenisti francez 36-vjeçar, i cili mbeti i paralizuar nga mesi e poshtë si pasojë e një aksidenti 11 vite më parë, njihet si ylli paraolimpik i fushave.
Kevin Piette, paraplegic since an accident, made history today by carrying the Olympic flame with his exoskeleton! ????
— Kevin W. (@Brink_Thinker) July 23, 2024
pic.twitter.com/oejQHQRAwG
Sipas raportimeve në shtypin francez, ekzoskeleti robotik i veshur nga 36-vjeçari Piette është zhvilluar nga Wandercraft. E pajisur me sensorë, kjo pajisje siguron lëvizshmëri për individët me aftësi të kufizuara në ecje./ Versus.al








