Chelsea shkatërroi PSG-në në finalen e Kupës së Botës për Klube duke e mposhtur me rezultatin 3:0. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e PSG-së ishin ende në fushë dhe pati një moment acarimi me lojtarët e Chelseas kur portieri Donnaruma u përplas me Joao Pedron i cili po vraponte drejt bashkëlojtarëve të tij për të festuar.
Në këtë moment ndërhyri edhe trajneri i francezëve, Luis Enrique i cili shtyu Pedron duke sjellë më pas edhe ndërhyrjen e të tjerëve për t’i dhënë fund sherrit.
The match is over… but the tempers aren’t ????
— DAZN Football (@DAZNFootball) July 13, 2025
Tensions were boiling after full-time.
GLOBAL HOME OF FOOTBALL | Live All Summer Long | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #CHEPSG pic.twitter.com/17yxSzsDF6
Enrique u pyet nga gazetarët për incidentin pas ndeshjes. Ai tha se qëllimi i tij ishte të mos lejonte që gjërat të përkeqësoheshin.
"Kjo ishte plotësisht e shmangshme në fund," tha ai, nëpërmjet përkthimit. "Qëllimi dhe objektivi im është gjithmonë të përpiqem të ndaj futbollistët për të shmangur probleme më të mëdha.
"Ka shumë tension, shumë presion dhe ka pasur një mori shtytjesh që po ndodhnin nga shumë njerëz. Mendoj se të gjithë duhet ta shmangim këtë dhe nuk duhet të ndodhë përsëri. E përsëris, qëllimi im ka qenë gjithmonë të shmang çdo lloj situate që të përkeqësohet edhe më shumë. Ky ishte qëllimi im."
Gjithsesi në pamjet e transmetuara Enrique u shfaq teksa shtynte Pedron me qëllim duke ngjallur kritika mes komentuesve. Versus.al







