MAGAZINË /

VIDEO/ Morata mund të humbasë finalen? Momente kaotike, kapiteni i Spanjës 'plagoset' nga roja i sigurisë

Morata po festonte me shokët e ekipit, kur një punonjës sigurie, në tentativë për të kapur një tifoz që kishte hyrë në fushë, rrëshqiti dhe u përplas në këmbët e tij.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Morata mund të humbasë finalen? Momente kaotike, kapiteni i

Kapiteni i Spanjës Alvaro Morata mund të jetë në dyshim për finalen e Kampionatit Evropian.

Spanja arriti në finale me një fitore 2-1 ndaj Francës me 16-vjeçaren Lamine Yamal duke u bërë golashënuesi më i ri ndonjëherë në një turne të madh.

Por pati një moment katastrofik gjatë festimeve.

Morata po festonte me shokët e ekipit, kur një punonjës sigurie, në tentativë për të kapur një tifoz që kishte hyrë në fushë, rrëshqiti dhe u përplas në këmbët e tij.

Sulmuesi u pa të çalonte dhe të mbante gjurin me dorë, madje disa media raportuan se ai mund të humbasë finalen, teksa nuk ka ende një reagim zyrtar për këtë incident.