Humbja e ndeshjes me rezultatin e thellë 4-1 përballë Pendikspor ka bërë që kapiteni i skuadrës Sakaryaspor, Caner Erkin të humbasë durimin pasi në minutën e 76-të të ndeshjes, goditi me shuplakë shokun e skuadrës Burak Altiparmak.
Amed Spor maçında hakemin gözlerine baka baka Saba'ya ana avrat küfrederken bırak kart görmeyi uyarılmadı bile.
— Abdulaziz Altekin (@azizyazar47) September 26, 2025
O zaman herkes Caner Erkin diye kalp koydu. Bugün ise sövüyorlar.
İyi de savunduğunuz Caner hiç değişmedi. Sadece Amed Spor düşmanlığı sizi kör etmişti! pic.twitter.com/UfW4U3mFTd
Sherri mes tyre u bë viral në media sociale, ndërsa arbitri e ndëshkoi kapitenin me karton të kuq duke e nxjerrë jashtë loje. Pas përfundimit të ndeshjes, Caner Erkin i cili është emër i njohur në futbollin turk, shfaqet i penduar duke zbuluar se gjithçka kishte ndodhur pasi shoku i skuadrës nuk i kishte pasuar topin.
“Për shkak të fyerjeve të drejtuara ndaj meje dhe vazhdimit të tyre ndërsa po shkoja për të goditur këndoren, kur u ktheva dhe u përballa me të, reagova me një veprim që nuk më përshtatet as mua dhe as karrierës sime, si pasojë e sharjeve që ai më drejtoi.
I dashur komunitet i Sakaryasporit, dua të shpreh trishtimin tim të thellë përballë komunitetit të çmuar dhe gjithë tifozëve të futbollit në lidhje me incidentin që ndodhi me bashkëlojtarin tim gjatë ndeshjes që zhvilluam kundër Pendikspor.
Për këtë, kërkoj falje së pari komunitetit tonë dhe më pas të gjithë tifozëve të futbollit. Do të vazhdoj të luftoj deri në pikën e fundit të djersës për suksesin e Sakaryasporit dhe që ajo të jetë aty ku e meriton në fund të sezonit”, shkroi Erkin. Versus.al







