
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e shpalli të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, Luiz Ejlli ka reaguar publikisht me një video të postuar në Instagram.
Në reagimin e tij, këngëtari shprehet mes të tjerash:
"Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë, drejtësia foli qartë: Jam i pafajshëm!"
Ditën e sotme Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën./Versus.al








