MAGAZINË /

VIDEO/ Real Madridi prezanton Mbappe me një shfaqje spektakolare, suprizë Zidan, mbyll fjalimin me fjalët e CR7

Rreth 80,000 tifozë të Real Madridit mbushën çdo cep të Santiago Bernabeut për të mirëpritur yllin e ri të madh të skuadrës së tyre, pas një pritjeje dyvjeçare.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Real Madridi prezanton Mbappe me një shfaqje spektakolare,

Rreth 80,000 tifozë të Real Madridit mbushën çdo cep të Santiago Bernabeut për të mirëpritur yllin e ri të madh të skuadrës së tyre, pas një pritjeje dyvjeçare.

Në verën e vitit 2022, Real Madrid kishte rënë dakord për gjithçka me asin francez dhe ishte gati t'i jepte Parisit 180 milionë euro për të paguar klauzolën e lirimit...

Dhe kjo ndodhi sot kur u vulos zyrtarisht marrëveshja e tij me Realin që do ta mbajë në Madrid të paktën deri në vitin 2029, në një ngjarje spektakolare, të denjë për përmasat e këtij transferimi.

24-vjeçari Mbappe, pasi kaloi herët në mëngjes testet e nevojshme mjekësore, ndodhej në qendrën sportive të Realit në Valdebebas, ku u takua me presidentin e klubit, Florentino Perez dhe pas një vizite në dhomën e trofeve të Merengues , ai nënshkroi kontratën e tij.

 

Pak pas orës 13:00 është shfaqur xhirimi me Mbappe duke hyrë në dhomën e zhveshjes dhe në orën 13:20 është shfaqur për herë të parë me fanellën e bardhë...

Me orën që tregonte 13:46, francezi u shfaq në fushë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë ndërsa turma në tribunë brohoriste...
Bashkatdhetari dhe legjenda e Blancos, Zinedine Zidane bëri një paraqitje surprizë si pjesë e festës së mirëseardhjes ë Mbappe.
VIDEO/ Real Madridi prezanton Mbappe me një shfaqje spektakolare,
 
 “Kam fjetur për shumë vite me ëndrrën për të luajtur për Real Madridin. Sot jam një person shumë i lumtur. Shume i lumtur. Dua të falënderoj presidentin Florentino dhe të gjithë njerëzit që më lejuan të jem këtu, por edhe familjen time. Unë shoh nënën time duke qarë."
Në atë moment Mbappe bëri një pauzë të shkurtër dhe i emocionuar puthi logon e Realit në këmishën e tij.
 
 
 
Dhe menjëherë pas kësaj ai e përfundoi fjalimin me fjalët e Cristiano Ronaldos në vitin e largët 2009.
'' Nuk dua të vazhdoj më, nuk dua të qaj. Por fillimisht dua të ndaj diçka me ju: 1,2,3... Hala Madrid!”.
 
Menjëherë më pas ai zbriti nga platforma speciale dhe u gjend në tribunë duke u hedhur topa njerëzve për t'u nisur në orën 14:15 për në dhomat e zhveshjes, ndërsa menjëherë më pas vijon konferenca zyrtare për shtyp./Versus

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: