
Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë përballjes Flamurtari – Teuta, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores, e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, ku ndeshja u shndërrua në skena dhune.
Pas një përplasjeje mes lojtarëve në fushë, situata doli jashtë kontrollit, duke bërë që disa tifozë vendas të zbresin në terren me qëllim përplasjen me futbollistët e Teutës. Tensioni u rrit ndjeshëm, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa momente.
Forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe për të rikthyer qetësinë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.

