Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, u rikthye mbrëmë në spektaklin e Big Brother VIP Kosova.
Kardesh, i cili kishte hyrë si banor, disa javë më parë, ndërpreu garën vetëm pas dy ditësh, duke lënë përfundimisht shtëpinë. Në rrjet e jo vetëm, shpërtheu një revoltë kundër pjesëmarrjes së tij, duke qenë se më parë ai kishte qenë i denoncuar për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e cila është pjesë e BBVK-së të këtij sezoni.
Ndërsa ai mbrëmë u takua me Drenushën. Ata kanë ngrenë darkë së bashku për t’u sqaruar.
Ndërsa në rrjete sociale është bërë virale një video ku Atilla ia hedh disa shikime Drenushës.
Komentuesit aluduan se ai është ende i dashuruar me Drenushën, e cila po vazhdon të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova.