MAGAZINË /

WhatsApp sjell risinë që të gjithë e prisnim, ja për çfarë bëhet fjalë

Por tani, do të kemi më të mirën e të dyjave: transkriptimin e mesazheve zanore.

Shkruar nga B.SH

WhatsApp sjell risinë që të gjithë e prisnim, ja për

Për të gjithë ata që nuk pëlqejnë mesazhet zanore tashmë kanë një zgjidhje.

WhatsApp i lançoi mesazhet zanore në vitin 2013 si një mënyrë e shpejtë për të thënë gjithçka duhet pa u përkulur mbi ekran duke u shkëputur nga gjithçka tjetër.

Por për marrësin, një mesazh zanor që zgjat për shembull 4 minuta, është “një makth”.

Së pari, sepse jo gjithnjë është mundësia për të dëgjuar një mesazh zanor për shkak të ambientit ku ndodhesh.

Së dyti, nevojitet që të ndërpresësh atë çfarë po bën për t’i kushtuar vëmendje dhe është më e lehtë të bësh gjëra të tjera kur dërgon një mesazh zanor sesa kur e merr.

Dhe së treti, duhet t’i referohesh çdo informacioni që merr dhe të kthesh përgjigje për gjithçka.

Por tani, do të kemi më të mirën e të dyjave: transkriptimin e mesazheve zanore.

Sipas WABetaInfo, përdoruesit kanë vënë re se ky funksion është në fazën e testimit.

Do të funksionojë si për dërguesin edhe për marrësin ndërsa për momentin është i disponueshëm në 5 gjuhë: anglisht, spanjisht, portugalisht, rusisht dhe hindi.

Për sigurinë e këtyre mesazheve, duhet të shkarkohet një paketë e re të dhënash që do t’i ruajë mesazhet dhe transkriptimet në pajisje pa qenë nevoja e përdorimit të kujtesës virtuale.

Kjo risi do të mundësojë edhe që të mund të kërkosh për një mesazh zanor përmes transkriptimit nëse ke harruar se për çfarë bëhej fjalë.

Cilat janë përfitimet e funksionit të "Transkriptimit" të mesazheve zanore?

Aksesueshmëria për të gjithë: Për përdoruesit që preferojnë leximin e tekstit në vend të dëgjimit të audios, transkriptimi i mesazheve zanore do të jetë një lehtësi. Mund të jetë gjithashtu një ndihmë për njerëzit që kanë vështirësi në dëgjim.

Barrierat gjuhësore janë zhdukur: Nuk ka më vështirësi për të kuptuar shënimet zanore në gjuhët që nuk i flisni. Transkriptimet do të mbushin hendekun e komunikimit, duke nxitur ndërveprime më të lehta.

Komoditet në lëvizje: Mund ti skanoni me shpejtësi mesazhet zanore të transkriptuara gjatë udhëtimit ose në situata ku nuk ti dëgjoni./ Versus
 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: