Gjatë muajve të fundit, aplikacioni WhatsApp ka prezantuar disa veçori të Inteligjencës Artificiale. Aktualisht këto funksione janë të disponueshme vetëm për përdoruesit që e përdorin aplikacionin në anglisht.
Por së shpejti do të bëhen të disponueshme edhe për përdorues të tjerë, gjë që do ndryshojë vërtetë mënyrën e përdorimit të këtij aplikacioni. Deri tani përdoruesit ishin në gjendje të bënin pyetje në kutinë e kërkimit ose të bisedonin me Chatbotin e Meta AI, por me ndryshimet e fundit, do të jenë në gjendje të krijojnë foto duke përdorur inteligjencën artificiale.
Përdoruesit do të mund të krijojnë foto dhe imazhe të animuara bazuar në fotot e tyre, por me ndihmën e inteligjencës artificiale. WhatsApp-it do t’i duhet vetëm një foto nga përdoruesi dhe më pas modeli AI Llama i Metës do të bëjë magjinë e tij dhe do ta kthejë atë foto në një seri të tërë fotografish të ndryshme, në varësi të pyetjeve të përdoruesit. Dhe e gjithë kjo brenda aplikacionit. Versus.al








