MAGAZINË /

Xhemi dhe Juli festojnë përvjetorët e martesës! Postimi i moderatores

Në një postim në Instagram, ajo ka zbuluar se sot aktori i humorit, Jul Deda, me të cilin ajo moderon emisionin satirik “Fiks Fare”, feston 20-vjetorin e martesës.

Shkruar nga Versus
Xhemi dhe Juli festojnë përvjetorët e martesës! Postimi i
Xhemi Shehu dhe Jul Deda

Moderatorja e dashur për publikun, Xhemi Shehu, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, ajo ka zbuluar se sot aktori i humorit, Jul Deda, me të cilin ajo moderon emisionin satirik “Fiks Fare”, feston 20-vjetorin e martesës.

Por kjo ditë ka një rëndësi të veçantë edhe për Xhemin, pasi shënon 15 vite martesë me bashkëshortin e saj. Në InstaStory ajo shkroi:

“Ka 20-vjetorin e martesës sot @juldeda. Ps: Unë 15”, duke ndarë kështu një moment të rrallë nga jeta e saj private.

Si një nga figurat më të dashura të ekranit, por njëkohësisht e rezervuar për jetën personale, ky detaj i rrallë nga jeta private e Xhemit mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e uruan për përvjetorin e rëndësishëm.

Xhemi është nënë e dy fëmijëve, fryt i dashurisë së martesës së saj 15-vjeçare. Nga ana tjetër, Jul Deda ka ndarë një urim për përvjetorin e 20-të me bashkëshorten e tij dhe është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Xhemi dhe Juli festojnë përvjetorët e martesës! Postimi i

 

Poll