MAGAZINË /

“Zëri vlen vetëm me pasaportën e duhur” – Luiz Ejlli 'shpërthen' pas Eurovizionit

Luizi thekson se talenti dhe profesionalizmi i artistëve shqiptarë vazhdon të mos vlerësohet sa duhet në nivel evropian, duke nënvizuar se suksesi në këtë festival shpesh nuk bazohet vetëm në cilësi artistike.

Shkruar nga Versus
“Zëri vlen vetëm me pasaportën e duhur” – Luiz
Luiz Ejlli/Shkodra Elektronike

Artisti dhe ish-përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion, Luiz Ejlli, ka reaguar me tone të forta pas përfundimit të finales së madhe të këtij festivali, duke ngritur dyshime për mungesë meritokracie dhe ndikime politike në procesin e votimit, pas renditjes së Shqipërisë në vendin e tetë.

Në një postim në Instagram, Ejlli shprehet se Eurovizioni është një skenë ku “zëri vlen vetëm nëse vjen me pasaportën e duhur”.

Ai thekson se talenti dhe profesionalizmi i artistëve shqiptarë vazhdon të mos vlerësohet sa duhet në nivel evropian, duke nënvizuar se suksesi në këtë festival shpesh nuk bazohet vetëm në cilësi artistike.

Në reagimin e tij, ai ironizon mënyrën e votimit mes vendeve pjesëmarrëse, duke thënë se “ato votojnë njëra-tjetrën sikur janë në një darkë familjare”, ndërsa Shqipëria, sipas tij, “mbetet ulur në tavolinën e fëmijëve, me 0 pikë”.

“Zëri vlen vetëm me pasaportën e duhur” – Luiz
Postimi i Luiz Ejllit
Poll